Login   I   Sign in   I   Survey

 

          Fragebogen Questionnaire

Zona të mbrojtura & parqe

Ishulli dhe Pylli i Zvernecit

Ishulli Zverneci gjendet në pjesën jugore të Lagunës së Nartës dhe është i mbuluar me një bimësi me gjelbërim të përhershëm të dominuar nga bima e selvisë (Cupressus sempervirens). Brezi i bimësisë së lartë dominohet nga Cupressus sempervirens në shkallën mbi 80% dhe në një shkallë të ulët nga speciet e Qurcus ilex, Quercus pubescens dhe Pinus spp., të cilat arrinë një lartësi 8-10m. Mbulesa e bimësisë është mjaft e dendur. Shtresa bimore e shkureve dominohet nga speciet e Myrtus communis, Pistacia lentiscus, Laurus nobilis, Rubus spp., Phillyrea angustifolia, Olea olaster, etj. Shtresa e bimësis barishtore paraqitet më e rrallë dhe speciet më të shpeshta janë: Chrysopogon gryllus, Asparagus acutifolius, Dactylis glomerata , Desmazieria rigida etj. Nën këtë zonë, të dominuar nga selvia - Cupressus sempervirens (në lartësine 1 –2 m deri në 20 m mbi nivelin e detit) shkëmbinjtë (masiv i butë) mbështesin një shoqerim bimor të mbizotëruar nga specie kripëdashëse (halofilike) si: Suaeda maritima, limonium oleifolium. Limonium vulgare, Arthrocnemum glaucum, Halimione portulacoides, Elymus pycnanthus, specie këto karakteristike të shoqërimit Suaedetum maritimae. (Qëndra Kërkimore për Zhvillim Rural, 2021)

NEWS-OFFERS

No news available

Contact

Address

Telephone

 

 

Search