Login   I   Sign in   I   Survey

 

          Fragebogen Questionnaire

image
image
image
Monumente

Xhamia Muradije

Nga qyteti mesjetar dhe mjaft i përmendur i Vlorës, sot në qendër të tij ruhet vetëm xhamia e Muradies. Sipas udhëtarit turk Evlija Çelebi, ajo është ndërtuar me urdhër të Sulltan Sulejmanit i cili ka qenë në Vlorë në vitin 1537, kur përgatitej për të sulmuar brigjet e Italisë dhe për tu hedhur në Pulje. Ajo u projektua nga arkitekt Mimar Sinani (Me origjinë shqiptare), një ndër arkitektët më të shquar të perandorisë Osmane, i njohur ndryshe edhe si “Mikelanxhelo i Orientit”. Sipas një mbishkrimi i cili ka qenë i vendosur mbi hyrje, ndërtimi i saj ka përfunduar në vitin 1542. Në mesin e shek. XVII Çelebiu e përshkruan xhaminë si një nga më të bukurat, me një kube guri të gdhendur, me mbulesë plumbi, e me një minare të rënë. Atë e trashëgojmë nga shekujt me rikonstruksione të pjesshme në Minare, Kuplë e Portik. Portiku i saj ruhej deri në fillimet e shek. XX, siç mund ta vërtetojë materiali fotografik i kohës. Megjithë këto ndryshime monumenti i ruan mjaft mirë vlerat autentike, si një ndërtim monumental i arritur nga pikpamja arkitektonike, duke qenë njëkohësisht një nga dëshmitë e para të historisë së kësaj gjinie ndërtimore në vendin tonë. Deri në vitet 1920 ajo quhej xhamia e Plumbit (Për shkak se kupola ka qenë me mbulesë prej plumbi), ndërsa më vonë u quajt xhamia e Muradies për shkak të emrit të lagjes ku është vendosur. Mbas Luftës së Dytë Botërore u kthye në muze arkitekture për qytetin e Vlorës, dhe nga publiku njihej dhe si muzeu i monumenteve të kulturës së Vlorës, mbasi brenda saj ishin ekspozuar nëpërmjet skicave, fotografive, planimetrive, maketeve, pikturave e materialeve dorëshkrimore, monumentet më të spikatura të Rrethit të Vlorës. Sot ajo i është rikthyer në përdorim besimtarëve mysliman të qytetit. 

Xhamia e Muradies është e tipit me kuplë dhe përbehet nga salla e lutjeve dhe minarja. Në sallën e lutjeve, hyhet nga porta e vetme që ndodhet në anën veriore, e cila mbulohet nga njλ hark i ulλt. Pλrballλ portλs sλ hyrjes, nλ sallλn e lutjeve, λshtλ mihrabi me prerje gjysmλrrethi, me stalaktite nλ pjesλn e sipλrme dhe i rrethuar nga njλ kornizλ drejtkλndore, ndλrsa nλ tλ djathtλ tλ tij ndodhet minberi. Pλrveη faqes veriore ku ndodhet hyrja, salla nλ tre anλt e tjera ndiηohet nga pesλ dritare nλ secilλn faqe. Dy dritaret e poshtme janλ mλ tλ mλdha se tλ tjerat dhe mbulohen me hark tλ mprehtλ nλ formλ fundlundre. Nλ anλn e jashtme, vλllimi kubik i sallλs sλ lutjes, λshtλ ndλrtim mjaft i rregullt. Muratura, me gurλ e tulla, λshtλ ndλrtuar me mjeshtλri. Ajo pλrbλhet nga dy rreshta gurλsh tλ skuadruar bukur, qλ kλmbehen me dy reshta tullash. Kjo teknikλ ndλrtimi λshtλ e veηantλ pλr vendin tonλ dhe ngjason me xhamitλ e Stambollit tλ ndλrtuara nga arkitekt Sinani. Kalimi nλ tamburin dymbλdhjetλ faqesh me kupolλ, bλhet drejtpλrdrejtλ pa ndonjλ ngushtim, duke formuar pjesλ ηatie trekλndλshe nλ qoshet. Minarja λshtλ mjaft elegante e ndλrtuar me gurλ tλ gdhendur dhe ka njλ kazan tλ madh e tλ punuar me mjeshtλri nλ dekorin e tij. Nλ mλnyrλ tλ veηantλ bie nλ sy puna e mirλ e ndλrtimit, me gurλ tλ punuar nλ formλ stalaktitesh e pjesλs sλ nxjerrλ konsol tλ kazanit, njλ ndλr shembujt mλ tλ arritur nλ vendin tonλ.

image
image
image

NEWS-OFFERS

No news available

Contact

Address

Telephone

Emails-Website

 

 

Search