Login   I   Sign in   I   Survey

 

          Fragebogen Questionnaire

image
image
Ndërtesa të ruajtura

Ansambli I Rruges Justin Godard

Ansambli i rrugës “Justin Godar , paraqet një rrugë në të dy anët e së cilës zhvillohen godina që përfaqësojnë banesën karakteristike vlonjate. Një pjesë e tyre kanë dhe statusin e Monumentit të  Kulturës së Kategorisë së Parë.  Ndër ndërtesat me karakter historik përmendim ndërtesën ku Marigo Posio qëndisi flamurin kombëtar. Përpara viteve 90’ kjo rruge ka shërbyer për aktivitete tregtare shtetërore, si dhe banohej nga familje të vjetra qytetare. 

Pas viteve 90’ në të u vendosen banorë të cilët filluan tregëtimin e rrobave të përdorura. Kjo rrugë përbëhet kryesisht nga objekte një dhe dy kate, të cilat dallohen për fasadat e tyre të stilizuara dhe dekoruara me element arkitektonik të veçantë. Mbulesat e objekteve janë kryesisht me çati me tjegulla vendi dhe marsejeze. Në fasadat e objekteve dalin ballkone të vegjël me parapete të stilizuar.

Monumenti paraqitet në gjendje të dyfishtë.  Nga njëra anë banoret e vjetër të cilët janë kujdesur vazhdimisht për mirëmbajtjen e objekteve te tyre, ndërsa nga ana tjetër banorët e ardhur së fundmi, mungesa  e kujdesit të të cilëve  ka çuar në degradim të godinave. Objektet paraqesin dëmtime në fasada, ballkone, dyer, dritare, konstruksion, kangjella, çati etj. 

Kjo rrugë është sot pjesë e projektit Rikualifikimi në zonën e mbrojtur urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë dhe si e tillë po restaurohet, momentalisht është në restaurim e sipër. 

Rruga  përbëhet nga ndërtesa me të njëjtin sistem konstruktiv me mur guri mbajtës, të lidhur me llac gëlqere. Mbulimi është realizuar me konstruksion çati me tjegulla vendi dhe marsejeze .  Ndarja e ndërkateve është realizuar me konstrukion druri.  Në objekte të veçanta ka edhe sisteme mix, siç janë konstruksion me mure guri plus konstruksion beton arme , konstruksion me tullë edhe dru.

image
image

NEWS-OFFERS

No news available

Contact

Address

Telephone

Emails-Website

 

 

Search